Disa ditë më parë qarkulluan lajmet se aktorja e njohur, Angelina Jolie ishte duke njohur një mashkull të ri në jetën e saj. Lajmet vazhduan të bënin xhiron e rrjetit, duke e cilësuar personin me të cilin Jolie po njihej si një bilioner.
Por së fundmi burime pranë aktores kanë treguar për ‘Hollywoodlife’ se këto lajme janë thjesht thashetheme. Ata kanë treguar se që prej ndarjes nga Pit, Angelina është e fokusuar vetëm tek rritja dhe kujdesi i fëmijëve të saj.
Burimet shtuan gjithashtu se aktorja ndihet mirë me faktin se nuk po njeh dikë tjetër në jetën e saj private.
Pavarësisht lajmeve që kanë qarkulluar, 42-vjeçarja është parë të kalojë kohë më fëmijët në vende të ndryshme