MEGHAN MARKLE ËSHTË IRRITUAR KEQ/ Pallati Mbretëror po ia refuzon të gjitha idetë - AlpeGossip
MEGHAN MARKLE ËSHTË IRRITUAR KEQ/ Pallati Mbretëror po ia refuzon të gjitha idetë

MEGHAN MARKLE ËSHTË IRRITUAR KEQ/ Pallati Mbretëror po ia refuzon të gjitha idetë

Kur martohesh me një Princ, në të vërtetë martohesh me familjen mbretërore dhe me traditat e tyre shekullore. Ka protokolle që duhen ndjekur dhe rregulla që duhet të mbahen mend – dhe çdo veprim që bën, monitorohet.

E gjithë kjo është diçka e re për Meghan Markle e cila me sa duket është shumë e frustruar pasi po i ndalohen shumë ide që ka këto kohë.

Meghan thuhet se dëshiron të sjellë ndryshime reale dhe të prekshme, por vënia e tyre në zbatim, është më e vështirë sesa mund të mendoni.

“Pallati është një vend magjik dhe është gjithashtu një vend ku të gjithë dëgjojnë ‘jo, jo, jo’. Puna më e vështirë në familjen mbretërore është t’i bëjnë ambiciet e Meghan të realizueshme.

Ajo madje thuhet se mërzitet nëse i thonë se “nuk mund ta bësh këtë apo atë gjë”.

Me sa duket Meghan-it do t’i duhet edhe pak kohë që mendimet dhe dëshirat e saj të merren parasysh dhe kur themi “kohë” e kemi fjalën edhe për vite të tëra.