ZBATHUR E VESHUR KEQ DHE DUKE GËRMUAR MES PLEHRAVE/ Ja si ka përfunduar modelja e famshme – AlpeGossip
ZBATHUR E VESHUR KEQ DHE DUKE GËRMUAR MES PLEHRAVE/ Ja si ka përfunduar modelja e famshme

ZBATHUR E VESHUR KEQ DHE DUKE GËRMUAR MES PLEHRAVE/ Ja si ka përfunduar modelja e famshme

Zbathur, e veshur keq dhe duke gërmuar nëpër plehra në rrugët e Los Anxhelosit. Kjo është gjendja ku ka përfunduar modelja e famshme dhe ish-bashkëshortja e yllit të Baywatch, Jeremy Jackson, Loni Willison.

Willson ka qenë dikur e famshme për linjat e saj trupore, duke u bërë një ndër modelet kryesore për reklamimin e rrobave të banjës që zinte faqet e para në kopertinat e revistave më në zë të modës.

Ish-modelja ka qenë e pastrehë për gati gjashtë vjet, dhe së fundmi u rishfaq në Venecia për herë të parë që kur u pa pranverën e kaluar.

Në disa shkrepje nga paparacët e DailyStar.co, ajo shihet teksa shtyn një karrocë ku ka  grumbulluar me sendet e saj, ndërsa ndalonte në kazanët e plehrave publike rreth qytetit turistik për të kërkuar ushqim.

Zbathur, veshur keq dhe duke gërmuar mes plehrave/ Ja se si ka

38-vjeçarja nuk njihej nga transformimi që ka pësuar, ndërsa  kishte veshur një shall shumëngjyrësh, një xhaketë xhins dhe kishte lidhur një këmishë fanelle rreth belit të saj.

Fotot  janë një kontrast i fortë nga jeta dikur magjepsëse e Willison, teksa tani shihet duke kontrolluar koshat e plehrave për të kërkuar ushqim.

Vetëm shtatë vjet më parë, ajo po jetonte ëndrrën e Hollivudit, duke modeluar dhe duke u shfaqur në tapetet e kuq në evente vezulluese së bashku me aktorin televiziv Jeremy Jackson, me të cilin u martua në vitin 2012.

Por pas zhvillimit të një varësie nga droga, jeta e saj pësoi kolaps, duke ngelur e pastrehë..

Willison u gjet në rrugë për herë të parë në tetor 2020, pasi ishte e  pastrehë që nga viti 2016.

Ajo thuhet se vuan nga varësia për drogën dhe probleme të ndryshme të shëndetit mendor.

Menjëherë pasi u gjet, ajo tha për “The Sun”  se “po kalon mirë” dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me Jackson vitet e fundit.

Unë nuk kam folur me Jeremy. Nuk dua të flas me miqtë e mi, po kaloj mirë. Nuk dua që dikush të më ndihmojë’, deklaronte atëherë ish-modelja.

VIDEO