Disa ditë më parë në media bëri bujë një video ku moderatorja e njohur e emisionit “Why Not”, Roza Lati shfaqej së bashku me Baby G teksa dredhnin një cigare live në emision. Kjo video u komentua dhe kritikua shumë nga publiku, por edhe nga personazhet e njohur.
Mirëpo, mbrëmjen e djeshme u mësua se Autoriteti i Mediave Audiovizive, (AMA) i kishte tërhequr vëmendjen televizionit ‘Ora News’ dhe kryesisht emisionit “Why not” për fjalorin e papërshtatshëm dhe për emisionin me Baby G.
Megjithatë, së fundmi ka reaguar edhe vetë Roza e cila ka i është kthyer keq të gjithë mediave që kanë përmendur emrin e saj dhe se ende mendojnë që ajo dhe Baby G kanë bërë cigare mar.iju.ane.
“Hahahha vazhdoni e përmendi emrin tim për duhanin e dredhur. Mari.jua.nën futeni aty ku fusni dhe idetë tuaja gjeniale, ju palaçot e portaleve.”, ka përfunduar moderatorja e njohur.