AKUZOI PËR DHUNË ISH-TË DASHURIN/ Modelja rezulton shtatzëne – AlpeGossip
AKUZOI PËR DHUNË ISH-TË DASHURIN/ Modelja rezulton shtatzëne

AKUZOI PËR DHUNË ISH-TË DASHURIN/ Modelja rezulton shtatzëne

Modelja e njohur amerikane, Shanna Moakler ka njoftuar se është shtatzënë, disa ditë pasi i dashuri i saj Matthew Rondeau u arrestua për dhunë ndaj saj.

“Kam bërë një test shtatzënie dhe është pozitiv”, tha aktorja, për “People” të enjten, më 3 mars. “Kjo ka qenë një javë shumë e vështirë, por unë po mundohem të kaloj çdo gjë ditë pas dite.”

Rondeau, u arrestua pas një mosmarrëveshjeje me Moakler. Modelja u lirua nga paraburgimi pas gjashtë orësh dhe iu dha më pas një urdhër mbrojtës urgjent, i cili është i vlefshëm për pak ditë.

Rikujtojmë se, siç u raportua edhe javën e kaluar, Rondeau u arrestua për dhunë në familje.

Policia bëri me dije për “TMZ” se Shanna dhe Matheë kanë pasur një konflikt dhe modelja u largua nga shtëpia për t’u kthyer të enjten në mëngjes, ku dhe debati vazhdoi më tej deri në konfrontim fizik.

Ndërkohë, është mësuar nga policia se Shanna raportohet se kishte shenja të dukshme dhune në trupin e saj. Sakaq, oficerët e policisë bënë të mundur arrestimin e Rondeau.

Ish-konikurentja e “Celebrity Big Brother” tashmë ka tre fëmijë, 2 me reperin e njohur, Travis Baker dhe një tjetër me ish-të fejuarin e saj, Oscar De La Hoya.