RIKTHEHET TRESHJA/ Dajana Shabani, “Zogu i Tiranës” dhe Besmir Metani, ja ku do t’i shohim (FOTO) – AlpeGossip
RIKTHEHET TRESHJA/ Dajana Shabani, “Zogu i Tiranës” dhe Besmir Metani, ja ku do t’i shohim (FOTO)

RIKTHEHET TRESHJA/ Dajana Shabani, “Zogu i Tiranës” dhe Besmir Metani, ja ku do t’i shohim (FOTO)

Ata ishin një treshe e pandarë dhe e dashur për të gjithë. Dajana Shabani, Hermes Nikaj dhe Besmir Metani janë treshja e njohur e ekranit që na shoqëronte në emisionin “Ditë e re”.

Për disa orë ata prezantonin emisionin e mëngjesit, megjithatë tani e kanë lënë në dorë të Arjola Shehut dhe Kelvi Kadillit.

Treshja njoftoi se sezonin e ri do të shfaqen në një tjetër emision dhe duket se tani çdo gjë është gati.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Dajana ka zbuluar se emisioni mban emrin “Casa De Los 3S”.

Emisioni ka nisur xhirimet dhe të shtunën e 12 tetorit do të shfaqet në ekran.