NA EMOCIONOI/ Genc Prelvukaj i bie fyellit: “Lidhet me vëndin e të parëve të mi” (FOTO) – AlpeGossip
NA EMOCIONOI/ Genc Prelvukaj i bie fyellit: “Lidhet me vëndin e të parëve të mi” (FOTO)

NA EMOCIONOI/ Genc Prelvukaj i bie fyellit: “Lidhet me vëndin e të parëve të mi” (FOTO)

Genc Prelvukaj është padyshim një ndër këngëtarët më të ndjekur e më të dashur të publikut. Prej disa vitesh ai është në një lidhje me Eni Koçin, dhe prej këtij fakti e do shumë Shqipërinë. Artisti kosovar ditën e sotme është shfaqurduke i rënë fyellit dhe këtë moment e ndau me të gjithë ndjekësit e tij në instagram.

Por edhe e fejuara e tij, Eni ka bërë të njëjtën gjë. Teksa shijonte melodinë e bukur që bënte Genci, ajo ka përfituar për t’i bërë atij disa video të cilat i postoi me mbishkrimin: “Shtëpi e ëmbla shtëpi”, duke treguar se ndodhen në Plavë-Guci.

Ndërsa Genci ka zgjedhur t’a përshkruajë momentin me fjalë të ndjera. “Kur gjaku i fisit te Kelmendit merr zjarr neper vena. Keto tinguj lidhen me mua, me vendin e te pareve te mi, me token e shqiptareve, me malet plot gjak e histori, me te gjitha keto qe mburrem cdo dite”,-ishte komenti i artistit në rrjetet sociale.