STARTON “KLANIFORNIA”/ E dashura e Olsi Bylykut i bën dedikimin e veçantë (FOTO) – AlpeGossip
STARTON “KLANIFORNIA”/ E dashura e Olsi Bylykut i bën dedikimin e veçantë (FOTO)

STARTON “KLANIFORNIA”/ E dashura e Olsi Bylykut i bën dedikimin e veçantë (FOTO)

Aktori i humorit Olsi Bylyku na ka treguar herë pas here se është shumë i dashuruar. Bukuroshja Egli Tako është ajo që i ka rrëmbyer zemrës artistit tonë, dhe të dy nuk kanë nguruar t’a shfaqin publikisht dashurinë që ndjejnë. Me dedikime të shumta për njëri tjetrin, dyshja tashmë janë bërë të pandarë dhe shihen kudo bashkë.

Vetë Olsi vjen me prurje të reja këtë sezon. Edhe pse fare i ri në moshë, ai është mjaft i talentuar dhe ka rënë në sy të publikut menjëherë. Tashmë do e shohim në produksionin e ri të ‘Klanifornia’, nga ku do na kënaqë me humorin dhe batutat e bukura.

Ditën e djeshme në regjistimet e spektaklit, nuk mungoi në publik edhe e dashura e tij e zemrës. Bukuroshja Egli nuk ka nguruar të shprehë mbështetjen e saj për Olsin. Ajo ka postuar një story ku shkruan: “Sukseset e gjithë botës qofshin të tuat sonte dhe në çdo ditë tjetër të rrugëtimit tënd, gjysma ime. Meriton gjithçka.”

Në një tjetër postim Egli shprehet: “Olsi Bylyku, menaxheri më i ri në Shqipëri. Gjithmonë aty për ty, pavarësisht gjithçkaje”,-ka përfunduar bukuroshja.Të dy duken shumë të dashuruar me njëri tjetrin dhe shpresojmë t’i shohim sa më gjatë bashkë.