“KONCERTI QË BËRA FALAS…”/ Rita Ora uron shqiptarët, por ka një gabim! (VIDEO) – AlpeGossip
“KONCERTI QË BËRA FALAS…”/ Rita Ora uron shqiptarët, por ka një gabim! (VIDEO)

“KONCERTI QË BËRA FALAS…”/ Rita Ora uron shqiptarët, por ka një gabim! (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora nuk ka harruar të urojë shqiptarët për 106-vjetorin e Pavarësisë.

Por ajo ka zgjedhur të bëjë urime duke sjellë në kujtim kohën kur performoi për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në fillim të këtij viti.

Në një postim në Instagram ku tregonte momente nga performanca me 17 shkurt në sheshin e Prishtinës, Rita shkruajti:

“Urime 28 Nëntori. Ju dua shumë. Koncerti që bëra falas për shtetin tim ishte një moemnt që nuk do ta harroj kurrë. Ju falenderoj të gjithëve që erdhët dhe ishit legjenda.”