ÇMENDEN ITALIANËT/ Ermal Meta prezanton kushërirën super seksi (FOTO) – AlpeGossip
ÇMENDEN ITALIANËT/ Ermal Meta prezanton kushërirën super seksi (FOTO)

ÇMENDEN ITALIANËT/ Ermal Meta prezanton kushërirën super seksi (FOTO)

Pak orë më parë, këngëtari i njohur shqiptar që ka korrur sukses e famë të madhe në Itali dhe jo vetëm, Ermal Meta, ka publikuar në profilin e tij në Instagram një foto me një vajzë bukuroshe.

Krahas postimit, ai sqaron se vajza e quajtur Thaleia, e cila jeton në Greqi, është në fakt kushërira e tij.

“Kushërira (Pjesa e bukur e familjes)”, shkruan Ermali krahas postimit dhe kaq ka mjaftuar të vërshojnë komentet e ndjekësve.

Ata kanë komplimentuar gjenet e shqiptarëve dhe shumica e ndjekësve e kanë pyetur Ermalin se çfarë hanë që janë kaq të bukur.

“Të gjithë të bukur jeni në këtë familje? Komplimente”

“Në Shqipëri hani vetëm ‘njoki’? Jeni të shumë të bukur. Komplimente!”

“Më thoni çfarë gjenesh keni sepse jeni të gjithë të bukur. Si është e mundur?”, janë disa prej komenteve në foton e Ermalit.