Njjë muaj më parë, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, u bënë prindër për herë të parë. Ajola solli në jetë një djalë që çifti vendosi ta pagëzojë me emrin e veçantë Kajan.
Herë pas here, ata kanë publikuar dedikime të ëmbla për të birin, pa dashur të zbulojnë ende portretin e tij. Ditën e djeshme, Ajola publikoi një foto ku shfaqej vetëm 4 ditë para se të vinte në jetë fëmija i saj i parë dhe menjëherë pas lindjes, i ka habitur të gjithë me format perfekte.
Në datën 6 të këtij muaji, Kajan ka mbushur plot një muaj jetë dhe në shtëpinë e Erionit dhe Ajolës sigurisht që kjo datë është festuar. Çifti i ka bërë të voglit një tortë shumë të këndshme me krem të bardhë, e zbukuruar me ëngjëj prej sheqeri, ku shkruhej “1 muaj me Kajan”, siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme.