“KAM MENDUAR LARGIMIN NGA SHQIPËRIA”/ Bes Kallaku flet për pasurinë: Ja çfarë do i lë fëmijës tim – AlpeGossip
“KAM MENDUAR LARGIMIN NGA SHQIPËRIA”/ Bes Kallaku flet për pasurinë: Ja çfarë do i lë fëmijës tim

“KAM MENDUAR LARGIMIN NGA SHQIPËRIA”/ Bes Kallaku flet për pasurinë: Ja çfarë do i lë fëmijës tim

Aktori i humorit, Bes Kallaku ka deklaruar se ka menduar të largohet nga Shqipëria dhe pse ka një karrierë të konsoliduar në emisionet gazmore.

I ftuar në ABC, Bes Kallaku ashtu edhe prezantuesja e misionit humoristik ‘Kosherja’, Jona Spahiu kanë deklaruar të dy se kanë menduar edhe largimin jashtë vendit. Sipas tij “më ka thënë një prift këtë vend e ka bekuar Zoti, por nuk e do robi’!

“Si unë, si Jona e kemi menduar largimin. Shumë trishtim që dikush që ka një karrierë të konsoliduar, të mendosh largimin. Mbi të gjitha, ndonjëherë të bëjnë njerëzit të lesh vendin tënd. Më ka thënë një prift këtë vend e ka bekuar Zoti, por nuk e do robi’,  thekson aktori i humorit.

Aktori i humorit është pyetur dhe për çështjet personale si dhe për faktin se ai ka vënë pasuri. Por ai thekson se pasuria më e madhe është familja e tij dhe se fëmijës së tij do i lejë vetëm emrin e mirë.

“Mua gjatë kohës që duhet të shkruaj skenaret e “Kosherja”, rri deri në dy apo tre të mëngjesit duke shkruar. Përveç skenarëve të mi, kam edhe numrat që bëj edhe për të. Zgjohem herët në mëngjes, bej palestër dhe nis sërish punën me gjithçka kam përpara. Ka njerëz me xhepa plot, por me zemrën bosh.. për mua pasuria ime më e madhe është familja. Çdo gjë tjetër është përkohshmëri. E vetmja gjë që do i lej fëmijës sime është emri im i mirë dhe veprat e mia të mira”- shprehet ai.