Tani që janë një treshe kaq e fortë dhe e pëlqyer nga publiku, Olsi Bylyku e ka të vështirë t’i ndajë, në jetë, ashtu si në skenë dy kolegët e tij, Besin dhe Erionin.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Talk Talk”, Osli Bylyku na tregon se me cilin nga djemtë ka shumë kimi.
“Ua, ç’më bëre”, ky është reagimi i Olsit kur e pyesin se cilin do më shumë, Besin apo Erionin.
“Për Zotin të dy. Sigurisht që unë me Besin, e kemi pasur lidhjen shumë më të ngushtë që nga fillimi, por marrëdhënia e punës u krijua dhe ne jemi të tre aty.
Ne e kemi bërë këtë punë pa interesa, por duke e parë sesa duhemi ne të tre. Nuk mund t’i ndaj, i dua shumë të dy”,-është shprehur Olsi.