E mbajtën lidhjen e fshehtë, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj i japin fund beqarisë? - AlpeGossip
E mbajtën lidhjen e fshehtë, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj i japin fund beqarisë?

E mbajtën lidhjen e fshehtë, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj i japin fund beqarisë?

Lidhja e Eni Koçit dhe Genc Prelvukaj ka qenë e shumë komentuar në media që kur dolën thashethemet se ata janë bashkë. Më pas çifti u fotografuan të kapur për dore, megjithatë vazhdonin ta mohonin se ishin bashkë.

Së fundmi Eni e Genci duket se kanë vendosur mos ta mohojnë më lidhjen dhe mjafton të kujtojmë urimin e Gencit për ditëlindjen e Enit ku nuk munguan emoji zemra.

Si shumë VIP-a, edhe Eni ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të fansave e një prej tyre e pyet se kur do kemi dasmë. Këngëtarja nuk ka zbuluar datë, por me përgjigjen e saj ka lënë të kuptohet se mund të ndodhë. “Sonte kemi dasmë, të gjithë po festojmë gocen më të bukur sot po e martojmë, la la la la”, përgjigjet Eni.