MARINA VJOLLCA PO RIKTHEHET ME NJË SPEKTAKËL? Moderatori i njohur zbulon të vërtetën (FOTO) – AlpeGossip
MARINA VJOLLCA PO RIKTHEHET ME NJË SPEKTAKËL? Moderatori i njohur zbulon të vërtetën (FOTO)

MARINA VJOLLCA PO RIKTHEHET ME NJË SPEKTAKËL? Moderatori i njohur zbulon të vërtetën (FOTO)

Pak ditë më parë u përhap me shpejtësi një lajm sipas të cilit Getoar Selimin dhe Flori Mumajesin do i shohim në një spektakël së bashku i cili do udhëhiqej nga Marina Vjollca.

U tha se spektakli do të mbajë titullin “E ke yllin”, do të transmetohej në TV Klan dhe ishte ideuar nga moderatori Alaudin Hamiti.

Brenda ditës këto thashetheme morën fund pasi Alaudin Hamiti deklaroi se Marina, Getoari dhe Flori nuk janë të përfshirë në këtë projekt.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “N’drrimi i natës”, Alaudini dha më shumë detaje për këtë spektakël duke deklaruar se emisioni do të transmetohet në Klan Kosova.

“Ka dalë lajmi se një spektakël do nis në Shqipëri, por ky ishte keqinformim. Spektakli është përmendur të jetë në autorësi të Alaudin Hamitit, e aty do marrin pjesë Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi e do udhëhiqej nga Marina Vjollca. Flori e Geti janë të mirëseardhur, dera është e hapur, mirëpo “E ke yllin”, është projekt që do e nisim në Klan Kosova. Ky spektakël për herë të parë do të shfaqet në Kosovë dhe garuesit do këndojnë këngë shqipe”, është shprehur Alaudini.