Moderatorja Luana Vjollca është një ndër emrat më të lakuar të showbizit shqiptar, e cila prej kohësh po merret jo vetëm me moderim, por edhe me muzikë.
Herë pas here ajo ndan me ndjekësit momente nga puna e lodhshme, duke treguar se i duhet të shkojë sa në zyrë e sa në studio për të regjistruar. Mbrëmjen e kaluar, Luanën e ka zënë ora 3 e mëngjesit duke punuar në studio dhe me këtë rast, ajo ka bërë deklaratën e papritur për fansat e saj.
“Kur t’i marr pushimet, pa një muaj nuk kthehem”, shkruan Luana, duke lënë të kuptohet se do të qëndrojë larg të gjithëve dhe jo aktive për plot një muaj.