PA PIKË MAKIJAZHI DHE FYTYRËN ME AKNE/ Emina Cunmulaj tregon problemin e saj me lëkurën – AlpeGossip
PA PIKË MAKIJAZHI DHE FYTYRËN ME AKNE/ Emina Cunmulaj tregon problemin e saj me lëkurën

PA PIKË MAKIJAZHI DHE FYTYRËN ME AKNE/ Emina Cunmulaj tregon problemin e saj me lëkurën

Pavarësisht se të gjithë kemi kaluar apo po e kalojmë fazën kur përballemi me probleme të fytyrës, jo shumë prej personazheve publikë hapen për këtë temë.

Ndryshe nga të famshmit e huaj, shqiptaret mundohen që t’i mbulojnë përmes makijazhit apo “Photoshop”-it dhe të shfaqin për fansat lëkurën e lëmuar perfekte, e cila për hir të së vërtetës shpesh është thjesht gënjeshtër.

Por Emina Cunmulaj është një prej tyre, e cila jo vetëm që është e gatshme të tregojë problemet që ka me aknet, por edhe që të na japë një zgjidhje.

Modelja e njohur shqiptare postoi një video në Insta Story, në të cilën tregon pjesët e fytyrës ku aknet janë shumë të dukshme.