“UROJ QË TË VDESËSH”/ Mesazhi i tmerrshëm që Gentës së Big Brother i vjen në Instagram… (FOTO) – AlpeGossip
“UROJ QË TË VDESËSH”/ Mesazhi i tmerrshëm që Gentës së Big Brother i vjen në Instagram… (FOTO)

“UROJ QË TË VDESËSH”/ Mesazhi i tmerrshëm që Gentës së Big Brother i vjen në Instagram… (FOTO)

Ajo ka qenë një nga personazhet më karizmatik në edicionin e 5 të Big Brother dhe “habiti” publikun me mënyrën e hapur dhe të drejtëpërdrejtë të të bërit të gjërave. E kemi fjalën për Gentjana Gjalpi, ose siç e njohim shkurt Genta që shpesh vjen në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të postimeve provokuese në profilin e saj në Instagram. Ajo është një ndër personazhet më të komentuara, e cila ka fituar simpatinë e njerzëve me tipin e saj, por ka edhe nga ata persona që nuk e pëlqejnë atë aspak.

Genta ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh të tmerrshëm që i ka ardhur në Instagram nga një person anonim, i cili i uronte vdekjen.”Vjet bëre aksident, por nuk vdiqe, sivjet uroj me shpirt të vdesësh nuk e meriton të jetosh, je shumë femër e keqe, mjer ata prindër që të kanë”, i ka shkruar.

Genta e ka bërë publike mesazhin në Instagramin e saj, e cila është shprehur se është ndjerë tmerrësisht shumë keq. “Ky esht sms me i neveritshem qe kam mar ne jeten time…nuk i kapa dot emrin se me beri block, por hera e vetme qe jam ndjer tmeresisht keq”, ka shkruar ish konkurrentja e Big Brother.