NGA TELEVIZIONI DREJT BIZNESIT/ Arjola Shehu zbulon planet e saj për të ardhmen – AlpeGossip
NGA TELEVIZIONI DREJT BIZNESIT/ Arjola Shehu zbulon planet e saj për të ardhmen

NGA TELEVIZIONI DREJT BIZNESIT/ Arjola Shehu zbulon planet e saj për të ardhmen

Pas largimit nga televizioni “Klan”, Arjola Shehut ju besua drejtimi i festivalit më të rëndësishëm të muzikës shqiptare, “Netët e Klipit”. Së fundmi e ftuar në emisionin “Pasditja Ime” me gazetarin Eraldo Rexho, Arjola ka rrëfyer se si i erdhi propozimi për moderim nga Petri Bozo dhe planet për të ardhmen. Shehu ka treguar se pas largimit nga “Klan” kishte marrë shumë oferta nga televizione të tjera, por ajo priti për projektin që ja donte më shumë zemra.

“Unë prita atë projekt që ma donte zemra, isha në pritje të një spektakli apo festivali. Ishte vetë Petri që më mori në telefon dhe më tha që kam dëshirë të jesh ti prezantuesja”, – është shprehur Arjola. Pavarësisht se tashmë është një ndër moderatoret më të mira të ekranit, duket se formimi akademik i Arjolës nuk ka aspak lidhje me gazetarinë dhe televizionin. Gjate intervistës për “Pasditja Ime” ajo ka treguar se ka studiuar ekonomiks. Moderatorja ka treguar se nuk e sheh veten në një profesion si bankiere, por shkollimin mund ta përdor për të bërë realitet ëndrrën për hapjen e një biznesi. Arjola ka treguar se ende nuk e ka të qartë se çfarë biznesi do të hapë, sepse nuk ka hedhur ende hapat e parë, por nuk do të jetë diçka që ka lidhje me veshjet apo për kujdesin personal. Eksperiencën e saj si drejtuese e “Netët Klipit Shqiptar” Arjola Shehu do ta përfundojë në 3 maj, ditën kur do të mbahet mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve.