ALIS PËR DITËLINDJEN KËRKOI DHURATËN E ÇUDITSHME/ Babi Blendi iu bind menjëherë (FOTO) – AlpeGossip
ALIS PËR DITËLINDJEN KËRKOI DHURATËN E ÇUDITSHME/ Babi Blendi iu bind menjëherë (FOTO)

ALIS PËR DITËLINDJEN KËRKOI DHURATËN E ÇUDITSHME/ Babi Blendi iu bind menjëherë (FOTO)

Me tre tetor, vogëlushja e Blendi Fevziut, Alis festoi 3-vjetorin e lindjes në një festë, të organizuar në shtëpi me miqtë dhe familjarët. I ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina”, Blendi Fevziu rrëfeu se çfarë dhurate kishte dëshirë vogëlushja në atë ditë të rëndësishme. Dhe sigurisht që dëshirat e Alis, janë urdhër për babin!

“Nuk është se e përkëdhel shumë me dhurata. Por për ditëlindje më kërkoi një veshje Halloween-i, donte të vishej si një shtrigë e vogël” – tregoi Blendi Fevziu.

Moderatori i “Opinion” zbuloi se adhuron të kalojë sa më shumë kohë me vogëlushen e tij, duke qënë se me vajzën e madhe këtë periudhë të rritjes së saj nuk e ka përjetuar shumë për shkak të angazhimeve në punë.

“Ne nuk lexojmë shumë bashkë, i lexon bashkëshortja ime Ines. Ne kemi një ritual së bashku, që shohim sa më shumë filma. Dhe sigurisht që luajmë, unë vrapoj pas saj e ajo pas meje” – tha ai.

Më herët, Blendi Fevziu është shprehur se emri Alis ishte një zgjedhje e tij pasi ka lidhje me emrin e gjyshes së tij.