MAJLINDA BREGU NA KTHEN PAS NË VITE/ Kujton kohët kur Ornela drejtonte “Portokalli-në” – AlpeGossip
MAJLINDA BREGU NA KTHEN PAS NË VITE/ Kujton kohët kur Ornela drejtonte “Portokalli-në”

MAJLINDA BREGU NA KTHEN PAS NË VITE/ Kujton kohët kur Ornela drejtonte “Portokalli-në”

Kohë më parë Ornela Bregu ishte një figurë e rëndësishme e ekranit, por prej vitesh ajo është shkëputur nga ky profesion. Moderatorja jeton larg Shqipërisë, ndaj nuk e kemi parë më të shfaqet në televizion. Megjithatë ajo vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura për publikun dhe prandaj me siguri të gjithë i kujtojnë shumë mirë kohët kur Ornela drejtonte emisione të ndryshme televizive. Ditën e sotme Majlinda Bregu, na ka kthyer pas në vite, në kohën kur motra e saj moderonte “Portokalli”.

Ornela Bregu ka drejtuar spektaklin e humorit për një vit, duke filluar nga 2004, përkrah Agron Llakaj. Në videot që Majlinda ka publikuar sot në rrjetet sociale, Ornela shihet duke kënduar, sepse ajo ka eksperimentuar shpesh edhe në këtë fushë.

Përveç kësaj dallohet qartë se pavarësisht se kanë kaluar 15 vite, tek Ornela nuk ka ndryshuar asgjë, as në fizik, e as në fytyrë.