NUK KURSEHET ARBANA OSMANI PËR “BIG BROTHER”/ Këto sandale kushtojnë sa qimet e kokës – AlpeGossip
NUK KURSEHET ARBANA OSMANI PËR “BIG BROTHER”/ Këto sandale kushtojnë sa qimet e kokës

NUK KURSEHET ARBANA OSMANI PËR “BIG BROTHER”/ Këto sandale kushtojnë sa qimet e kokës

Mbrëmjen e djeshme u transmetua spektakli i “Big Brother Vip” ku një vëmendje të madhe mori look-u i Arbanës, ashtu si në çdo paraqitje të saj publike.

E kuruar nga koka tek këmbët, moderatorja zbuloi dhe markën e sandaleve të saj “Alexandre Vauthier”. Me një kërkim të thjeshtë në internet, vihet re se ato kushtojnë plot $1,064.

Ajo ka zgjedhur versionin rozë të tyre, të cilat kanë edhe kristale në pjesën e sipërme.

Pjesë e shtëpisë më të famshme janë 14 personazhe të njohura nga sfera të ndryshme të showbiz-it:

  • Ilir Shaqiri
  • Sheila Haxhiraj
  • Donald Veshaj
  • Paloma
  • Elhaid Cufi
  • Beniada Jakic
  • Sabiani
  • Semi Jaupaj
  • Granit Cana
  • Kledi Hysa
  • Arjola Demiri
  • Fifi
  • Ardit Cuni
  • Monika Lubonja

Edhe pse ka vetëm një javë që “BBV” ka startuar, kanë nisur debatet e madje afrimitetet e para.

Ajo që po komentohet shumë në rrjet është marrëdhënia e Fifit me Granit Canën. Ata kanë shfaqur herë pas here afrimitet mes tyre, gjë që i ka nxitur këto zëra.

Mbrëmjen e djeshme, Fifi me Granitin u ftuan në dhomën e rrëfimit për të diskutuar dhe qartësuar çfarë po ndodh mes tyre.

Graniti: E kam cek që këtu jemi si familje qeshim, gëzojmë, po kur ka momente që ndihemi keq vetëm Fifi më është gjendur pranë, më ka fol, madje edhe më ka ushqy. I kemi mendimet e njëjta, kemi gjuhë të përbashkët, mbase dhe po lind diçka.