MBETI VETËM ME 5 MIJË LEKË PËR 24 ORË/ Gerta e “Big Brother”: Vuajta për bukë (FOTO) – AlpeGossip
MBETI VETËM ME 5 MIJË LEKË PËR 24 ORË/ Gerta e “Big Brother”: Vuajta për bukë (FOTO)

MBETI VETËM ME 5 MIJË LEKË PËR 24 ORË/ Gerta e “Big Brother”: Vuajta për bukë (FOTO)

Ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino, tashmë edhe vlogere e njohur në Youtube, ishte e ftuar së fundmi në “Ftesë në 5”. Gjatë emisionit, Gerta zbuloi se një ditë kishte mbetur me shumë pak të holla në xhep dhe vuajti për ushqim.

Ish-banores i kishte lindur ideja që me 5 mijë lekshin që i kishte mbetur të ushqehej dhe të mos konsumonte asnjë nga ushqimet në shtëpi.

“Atë ditë kisha për të paguar shumë gjëra dhe nga banka nuk tërhiqja dot më shumë lekë. Më kishte ngelur vërtet 5 mijë lekë në portofol. Unë jam natyrë sportive dhe thashë hajde të bëj një video dhe bëj 10-fishin e këtyre lekëve me videon që do postoj. Jetova vërtet me 5 mijë lekë. Shtëpia ime është plot me ushqime, por doja të jetoja vërtet me aq lekë dhe nuk hëngra asgjë nga ato që kisha në shtëpi. Ndjenja gjithë natën duke vuajtur për bukë dhe kisha uri. Me 5 mijë lekë bleva makarona, salcë, ujë”, tregoi Gerta.