“LUIZI NUK E DO KIARËN”/ Tea habit me deklaratën – AlpeGossip
“LUIZI NUK E DO KIARËN”/ Tea habit me deklaratën

“LUIZI NUK E DO KIARËN”/ Tea habit me deklaratën

Mbrëmjen e djeshme, Kiara Tito është rikthyer në shtëpinë e “Big Brother vip2”, pas konsultave me mjekët në një gjendje të përmirësuar shëndetësore.

Personat e parë që ju gjendën pran ishin Tea, Mikela dhe Luizi. Ato janë kujdesur për të deri sa ra për të fjetur. Por Luizi vazhdoj të qëndronte pranë saj dhe pse atë e zuri gjumi.

Pasi gjendja u normalizua dhe moderatorja ra për të fjetur, Tea dhe Mikela dolën në oborr për të konsumuar një cigare, ku gjatë një bisede mes vajzash Tea shprehet se nuk beson te dashuria e Luizit për Kiarën.

Kur Mikela e pyet “a beson që ai e do kaq shumë”, Tea përgjigjet: “Ai thotë që Kiarën e do, nuk e do”.

Fansat janë habitur nga kjo deklaratë pasi Tea është dukur më e afërta këto ditë të vështira për Luizin.

“Mu bë zemra mal që erdhe”/ Luizi kujdeset për Kiarën, moderatorja: Mos kujto se të kam falur
Gjatë bisedës gjithashtu Mikela dhe Tea shprehen dhe ngrenë dyshime se ai po e përdor situatën në shtëpi dukë u kujdesur dhe ndenjur zgjuar për Kiarën, për të ndryshuar mendimin e publikut për të dhe për të rregulluar imazhin.