“THIKAT E MIA”/ Alban Rasmosaj FITON “Kënga Magjike” (VIDEO) – AlpeGossip
“THIKAT E MIA”/ Alban Rasmosaj FITON “Kënga Magjike” (VIDEO)

“THIKAT E MIA”/ Alban Rasmosaj FITON “Kënga Magjike” (VIDEO)

Alban Ramosaj me këngën e tij “Thikat e mia” arriti të rrëmbente çmimin e madh të “Kënga Magjike”. Në vendin e dytë u renditën Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni me këngën “E para”, ndrësa në të tretin artistja nga Gjerorgjia Nutsa.

Alban Ramosaj fitoi shumicën e pikëve nga kolegët e tij, që duket se e kanë pëlqyer këtë baladë të fuqishme po aq sa publiku. Po ashtu ai mori shumicën e pikëve edhe nga juria profesioniste e përbërë nga Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Markelian Kapidani, Kozeta Kurti dhe Enkel Demi.

Në 2 javë “Thikat e mia” u kthye në këngën e preferuar të publikut shqiptar, që i dha artistit më shumë vota nga çdo artist tjetër, mbi 400 të tilla. Pasi mori kupën e vendt të parë, Alban Ramosaj shpërtheu në lot dhe fitoren ja dedikoi nënës së tij.

Alban Ramosaj ka marrë pjesë edhe më herët në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Aurora” në vitin 2016-të, që po ashtu u pëlqye shumë nga publiku.

Para se të konkurronte në festival me këngën “Thikat e mia”, Albani zbuloi se këngën me të cilën mori pjesë e ka shkruar gjatë kohës që ka qëndruar në Spanjë, por e përfundoi në studion e ThreeDots me Fifin dhe Brunon. Ai ka treguar se kjo këngë është shumë personale, sepse i dedikohet një historie dashurie të përfunduar me një vajzë spanjolle.