Pas Turjan Hyskës e Jul Dedës, edhe Albano Bogdo braktis “Vizion Plus”-in (FOTO) – AlpeGossip
Pas Turjan Hyskës e Jul Dedës, edhe Albano Bogdo braktis “Vizion Plus”-in (FOTO)

Pas Turjan Hyskës e Jul Dedës, edhe Albano Bogdo braktis “Vizion Plus”-in (FOTO)

Pas Turjan Hyskës dhe Julian Dedës, Albano Bogdo është personazhi i tretë që braktisë “Vizion Plus” për t’u shtuar në stafin e “TV Klan”.

I kontaktuar nga “iconstyle.al”, aktori Bogdo konfirmoi largimin e tij drejt “TV Klan”, ku pritet që së bashku me grupin e tjerë të aktorëve të realizojnë një version të ri të projektit humoristik “Apartamenti 2XL”.

“Po, konfirmoj se do të zhvendosem në ‘TV Klan”, u shpreh Albano Bogdo për “iconstyle.al”, por pa zbuluar më shumë detaje për projektin surprizë.

Prej kohësh flitej se “Apartamenti 2XL” do të zhvendosej në “TV Klan”, por vetëm ditët e fundit u konfirmua marrëveshja e arritur me televizionin.

Së fundmi, moderatori Turjan Hyska pranoi se në sezonin e ri televiziv do të shohim një version të ri dhe të përmirësuar të “Apartamenti 2XL”.