Disa orë më parë Xhensila lajmëroi se do të riniste koncertet e saj pas një periudhe të shkurtër pauze ku i ishte përkushtuar tërësisht vajzës së saj Ajkës.
E tashmë ajo publikoi sërish një foto ku shfaqej krahë Besit përgjatë udhëtimit me avion.
Ajo shfaqet duke pozuar me sy mbyllur dhe Besi i bën komentin epik.
“Ata sytë e enjtur që kanë 3 ditë që qajnë se do lesh vajzën vetem. Fshije komentin po deshe. Mke plas vesht.”, i shkruan ai me shaka si për të nënkuptuar se Xhensila pavarësisht se po largohet nuk ndihet e qetë se po e lë vajzën vetëm.
Epo tek e fundit këto janë ndjenjat e mëmësisë…