PROVOJINI/ Ja 5 modele flokësh që po preferohen shumë këtë dimër – AlpeGossip
PROVOJINI/ Ja 5 modele flokësh që po preferohen shumë këtë dimër

PROVOJINI/ Ja 5 modele flokësh që po preferohen shumë këtë dimër

Me uljen e temperaturave bie edhe dëshira jonë për t’u marrë me flokët në mëngjes. Megjithatë, ka disa modele të bukura që nuk do t’ju marrin shumë kohë dhe mund t’i bëni shumë thjesht. Këto janë 5 modelet e flokëve, të frymëzuara nga VIP-at, që po preferohen shumë këtë dimër.

Bisht në majë të kokës

Ariana Grande nuk i ndahet këtij modeli flokësh prej vitesh, por këtë sezon edhe shumë VIP-a të tjerë e kanë pasur të preferuarin e tyre.

Bisht në fund të kokës

Edhe ky lloj bishti është shumë trendy për momentin. Është edhe më i thjeshtë për t’u bërë se bishti në majë të kokës dhe duket bukur pavarësisht nëse flokët i mbani të drejta, me onde apo kaçurrela.

Bob në shumë variante

Gjatë verës modeli Bob bëri namin, por edhe gjatë dimrit vajzat po çmenden për të. Ende nuk e keni provuar? Çfarë prisni?

Shumë të shkurtër

Nëse dëshironi të eksperimentoni me flokët e shkurtër, ky model është perfekt. Për më tepër, flokët e shkurtër nuk duan aq përkujdesje sa ata të gjatët.

Për më të guximshmet, gërshetat e vegjël

Nëse dëshironi t’i mbani flokët të gjatë, por nuk keni shumë kohë në dispozicion për t’u marrë me ta, konsiderojini gërshetat e tillë.