NUK E DINTE QË ISHTE SHTATZËNË/ Vajza 12-vjeçare bëhet nënë – AlpeGossip
NUK E DINTE QË ISHTE SHTATZËNË/ Vajza 12-vjeçare bëhet nënë

NUK E DINTE QË ISHTE SHTATZËNË/ Vajza 12-vjeçare bëhet nënë

Një vajzë 12-vjeçare solli në jetë një fëmijë në shtëpinë e saj në Perth të Australisë. Ajo dhe babai i foshnjes mund të përballen me burg pasi fshehën shtatzëninë që konsiderohet e paligjshme për moshën e tyre.

“Ligjërisht, ata mund të akuzohen të dy, por zakonisht arrestohet vetëm djali. Duhet parë mirëqënia e fëmijëve nëse është në interesin publik për tu ndjekur penalisht”, tha avokati.

Vajza lindi në fillim të këtij muaji në shtëpinë e saj dhe më pas fëmija u dërgua në spitalin Memorial King Edward në gjendje të shëndetshme.

Ajo i tha infermiereve se nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë deri kur filloi të ndjente dhimbje të mëdha. Policia beson se babai i foshnjes është moshatar me nënën dhe të dy ishin 11 vjeçarë kur kryen marrëdhënie seksuale.