Moderatorja Ori Nebijaj zbulon 3 emrat: Këta meshkuj kanë flirtuar me mua në emision – AlpeGossip
Moderatorja Ori Nebijaj zbulon 3 emrat: Këta meshkuj kanë flirtuar me mua në emision

Moderatorja Ori Nebijaj zbulon 3 emrat: Këta meshkuj kanë flirtuar me mua në emision

Moderatorja Ori Nebijaj ka zbuluar disa nga emrat e të ftuarve në “Wake Up”, të cilët kanë flirtuar me të në programin e mëngjesit.

E ftuar  në “Top Arena”, përballë “Këndit të së vërtetës”, Ori nuk e anashkaloi pyetjen e Edi Manushit se cilët janë meshkujt që kanë flirtuar me të në program.

Pa u menduar shumë ajo tha 3 emra: “Igli Mezini, Gëzim Myshketa dhe Enio Civici”.

Për të gjithë ju që nuk i njihni, Igli Mezini është balerin dhe ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit.

Gëzim Myshketa ka qenë gjithashtu i ftuar në “Wake up” dhe madje dy prezantuesit, Eno dhe Isli, e kanë lënë për një moment vetëm Orin me të, duke qenë se të dy ishin beqarë.

Enio Civici, drejtori i “TV Scan” është emri i tretë, i cili gjithashtu ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”.