I’u mohua viza amerikane, modelja shqiptare bën dedikimin e ndjerë për njeriun e dashur: Më thyhet zemra në miliona copa… – AlpeGossip
I’u mohua viza amerikane, modelja shqiptare bën dedikimin e ndjerë për njeriun e dashur: Më thyhet zemra në miliona copa…

I’u mohua viza amerikane, modelja shqiptare bën dedikimin e ndjerë për njeriun e dashur: Më thyhet zemra në miliona copa…

Arselajda Buraku është një nga modelet më të famshme shqiptare e cila prej disa vitesh jeton dhe zhvillon karrierën si modele në SHBA.

Angazhimet profesionale duket se ja kanë vështirësuar mundësitë që të kthehet në Shqipëri për pushime dhe kështu që e ëma është detyruar të aplikojë për vizë amerikane që të shhë të bijën.

Por duketse fatkeqësisht nënës së Arselajdës i është mohuar viza dhe modelës i është thyer zemra, pasi kishte planifikuar të shijonte pushimet me mamanë.

Ajo e ka treguar vetë këtë ndjesi në një foto të postuar në Instagram me të ëmën dhe të siguruar nga “Blitz.al” ku shkruan: “Bëra planet e verës me ty, por nuk e di pse të refuzuan. Më thyhet zemra në miliona copa kur mendoj se do më duhet të pres akoma më shumë që të të takoj pas kaq shumë vitesh”.