ÇFARË KA NDODHUR ME KEJVINËN? Deklarata e beftë e modeles: Jeni falsë, bisha pa zemër – AlpeGossip
ÇFARË KA NDODHUR ME KEJVINËN? Deklarata e beftë e modeles: Jeni falsë, bisha pa zemër

ÇFARË KA NDODHUR ME KEJVINËN? Deklarata e beftë e modeles: Jeni falsë, bisha pa zemër

Largimi i Kejvina Kthellës nga “Xing me Ermalin” ishte një nga lajmet më të komentuara pak javë më parë. Kejvina u përlot në puntatën e fundit të saj në emision dhe deklaroi se së shpejti do ta shohim në një televizion të fuqishëm italian.

Aktualisht velina ndodhet në Itali dhe është duke punuar për rikthimin e saj.

Mirëpo ditën e sotme i ka habitur të gjithë me disa postime ku shprehet e mërzitur.

“Jeni falsë, stuhi pa bubulllima, shtireni se jeni mendimtare por jeni bisha pa zemër”, shkruhet në postimin e Kejvinës.

“E bukura është se jeni gjithçka kritikoni”, shkruhet në një tjetër postim mirëpo modelja nuk e ka bërë të ditur kush person e ka zhgënjyer.