Zaimina del për herë të parë publikisht me partnerin biznesmen, shfaqet e rrumbullakosur… por seksi (FOTO) - AlpeGossip
Zaimina del për herë të parë publikisht me partnerin biznesmen, shfaqet e rrumbullakosur… por seksi (FOTO)

Zaimina del për herë të parë publikisht me partnerin biznesmen, shfaqet e rrumbullakosur… por seksi (FOTO)

Rreth një muaj më parë solli në jetë vajzën e saj, por edhe pse pak shpejt, nuk ka dashur të lërë pa ndjekur në sallë një spektakël aq të bukur sa ajo e balerinëve shqiptarë të famshëm në botë, të cilët u mblodhën pak ditë më parë në Pallatin e Kongreseve.

Zaimina si kurrë më parë, u shfaq në krah të partnerit të saj, prej më shumë se 17 vitesh tashmë. Zaimina është mbase një nga të rrallat vajza bukuroshe të botës së showbizit, e cila ka qenë e lidhur gjithmonë me të njëjtin partner.

Ndërkohë, ia ka dalë që të mos e bëjë asnjëherë publike këtë lidhje dhe aq më pak të tregojë identitetin e tij. Por ama ka thënë vazhdimisht në intervista se është e dashuruar, fakt që nuk e ka mohuar asnjëherë. Sipas miqve të saj, lidhja e tyre si te të gjithë çiftet, ka patur ulje ngritjet e veta, por ama në fund ia kanë dalë që ta finalizojnë në krijimin e një familjeje si dhe janë bërë prindër të një vajze, ndërkohë që partneri i saj ka fëmijë nga martesa e dikurshme e tij.

Daljen e parë publike me partnerin, Zaimina e bëri pak ditë para se të bëhej nënë, në një set fotosh ku tregonte hiret e saj, edhe pse shtatzaënë. Madje, duhet thënë, se Zaimina ka qenë një nga femrat më seksi që kemi parë ndonjëherë, në muajin e nëntë të shtatzënisë. Ndërkohë që e shfaqi me portret partnerin në foto, Zaimina ka bërë daljen e parë publike në çift dhe ka gjetur një aktivitet si ky koncert, ku kishte dhe shumë personazhe publikë në sallë.

 

 

Zaimina ka takuar disa prej tyre, ndërkohë që ishte kujdesur në maksimum dhe deri në detaje për veshjen. Sandale të larta, veshje të ngushtë, të zezë meshin që e tregonte me ato format akoma paksa të rrumbullakosura nga pasojat që lë shtatzaënia, por shumë seksi. Dhe nga mënyra se si komportohej, dukej gjithashtu jo vetëm në formë, por dhe shumë e lumtur. Mesa duket, tashmë ka gjithçka që një njeri e bën të lumtur, familjen e saj, biznesin dhe famën.