PARTNERI 11 VITE MË I VOGËL/ Diellza Kolgeci pranon shtatzëninë: Dëshira jonë po plotësohet...(FOTO) - AlpeGossip
PARTNERI 11 VITE MË I VOGËL/ Diellza Kolgeci pranon shtatzëninë: Dëshira jonë po plotësohet…(FOTO)

PARTNERI 11 VITE MË I VOGËL/ Diellza Kolgeci pranon shtatzëninë: Dëshira jonë po plotësohet…(FOTO)

Pak më parë, burime pranë ish Miss Kosovës, Diellza Kolgecit thanë se ajo është shtatzënë, në muajin e katërt të pritjes. Në një prononcim për RTV1, Kolgeci pranoi gjithçka.

“Po, fal Zotit, ashtu si e kemi planifikuar me Fisin, dëshira jonë po plotësohet. Ka qenë momenti më i mirë për të marrë këtë vendim pasi ka lindur nga dashuria e madhe që kemi ndaj njëri-tjetrit. Edhe pse ka kohë që njihemi, kjo ka bërë që lidhja jonë të jetë me ndjenja dhe respekt të madh. Ne jemi bashkë prej kohësh,” mësohet të ketë thënë ajo.

Diellza është e lidhur me basketbollistin Fisnik Rugova, i cili është 11 vite më i ri se ajo. Në pak muaj, ata do të bëhen prindër për herë të parë.