LOT DHE EMOCION NË “LOVE STORY”/ Vivien përlotet në takimin me Saimirin: Babai më ka vdekur kur kam qenë 3 vjeçe… – AlpeGossip
LOT DHE EMOCION NË “LOVE STORY”/ Vivien përlotet në takimin me Saimirin: Babai më ka vdekur kur kam qenë 3 vjeçe…

LOT DHE EMOCION NË “LOVE STORY”/ Vivien përlotet në takimin me Saimirin: Babai më ka vdekur kur kam qenë 3 vjeçe…

Në puntatën e dytë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, Saimri ka filluar të njohë pak më shumë vajzat konkurrente, për të pasur një pasqyrë më të qartë se kë pëlqen më shumë e kë më pak.

Pas mëngjesit me të gjitha vajzat në vilën e tij, Saimiri ftoi në takim përveç binjakeve, edhe Vivienin, vajza që e puthi në buzë në natën e parë.

Në një ambient mjaft të ngrohtë, 33-vjeçari kishte rezervuar për bukuroshen një takim shumë romantik, pranë oxhakut në shtëpinë e tij.

Veç të tjerash, Saimiri e pyeti Vivienin edhe për familjen, teksa ajo u përlot në momentin kur tregoi për humbjen e të atit në moshë të vogël, kur ajo ishte vetëm 3 vjeç.

Duke e cilësuar mamanë e saj si një heroinë që ka rritur e vetme 27-vjeçaren dhe motrën e saj të madhe, Vivien shprehet se gjithmonë ka munguar figura e një mashkulli në shtëpi.

“Me familjen i kam marrëdhëniet shumë të mira, sidomos tani që jam rritur, mamin dhe motrën i kam më shumë si shoqe. Mamin, sepse babi është larguar nga jeta kur unë kam qenë tre vjeçe, dhe është një mungesë që është çdo ditë në jetën time dhe kam përshtypjen që do jetë.

Duhet dhe kjo dëshira ime për të pasur gjithmonë një person të fortë në krah është sepse ka qenë ajo mungesa e figurës së mashkullit që nuk ka qenë kurrë në shtëpi.

Mamaja ime është shumë e fortë. Na ka mbajtur ne, ka mbajtur mamanë dhe babanë e saj, mua dhe motrën gjithmonë na ka nxitur për shkollën, gjithmonë kini mendjen te shkolla dhe te puna sepse burri është aty. Kjo ka qenë fjalia, ta them sinqerisht.

Mamaja ime ka mbetur e ve 32 vjeçe, me dy fëmijë, njëra 3 dhe tjetra 6. Nuk është normale, unë që jam tani 27 vjeçe, them si nuk ka ritentuar edhe njëher të gjejë dikë tjetër. Unë jam shumë krenare për mamin tim. Kështu është mami im dhe unë dua të jem si ajo”, është shprehur Vivien mes lotësh.