SOT SUPER MODELE/ Nuk do ta besoni çfarë punonte Kejvina para se të ishte e famshme – AlpeGossip
SOT SUPER MODELE/ Nuk do ta besoni çfarë punonte Kejvina para se të ishte e famshme

SOT SUPER MODELE/ Nuk do ta besoni çfarë punonte Kejvina para se të ishte e famshme

Bjondja me sy bojëqielli, Kejvina Kthella u bë shumë e famshme në Shqipëri dy vite më parë kur u shfaq në “Xing me Ermalin” me fustanin e kuq që çmendi të gjithë. Kejvina vinte nga Italia, aty ku prej kohësh ushtronte profesionin e modeles të cilin e vazhdon edhe sot e kësaj dite.

E ftuar në “Mos i fol shoferit”, mbrëmjen e djeshme Kejvina tregoi se para se të niste modelingun ka punuar në një restorant sepse ishte shumë ambicioze për ta fituar lekun vetë.

“Që e vogël kam qenë shumë ambicioze. Nuk më ka munguar kurrë asgjë, por që në moshë shumë të vogël, 16 vjeç punoja në një restorant sepse doja lekun tim. Babi dhe mami nuk ishin dakort sepse nuk ishte e nevojshme, por më pëlqente ideja që kisha lekun tim”, u shpreh Kejvina.