NDRYSHON VENDODHJEN E KONCERTIT/ Kush është “shefi” që i dha urdhër në telefon Capital T? – AlpeGossip
NDRYSHON VENDODHJEN E KONCERTIT/ Kush është “shefi” që i dha urdhër në telefon Capital T?

NDRYSHON VENDODHJEN E KONCERTIT/ Kush është “shefi” që i dha urdhër në telefon Capital T?

Capital T ka lajmëruar të gjithë fansat, miqtë dhe kolegët e tij se me 11 gusht do të mbajë koncertin e tij “Time Capsule” në stadiumin “Fadil Vokrri”, në zemër të Prishtinës.

Mirëpo, me anë të një vidoemesazhi të publikuar në Instagramin e tij, këngëtari lajmëroi se ka ndryshuar vendodhja se ku do mbahet ky koncert.

Ai ka treguar se nëpërmjet një telefonate nga “shefi” nuk është lejuar ta zhvillojë koncertin në stadiumin e qytetit. Ai bëri me dije se koncerti do të mbahet tek parkingu në Prishtinë, shumë afër stadiumit.

Ndërkohë këto ditë ai ka qenë në fokus të mediave për deklaratat e tij llidhur me jetën private, për të cilën Capital shprehet se është i përmbushur. Të gjithë janë të bindur se ajo që i ka vjedhur zemrën është modelja Adrola Dushi. Mbase këtë do e zbulojmë me 11 gusht, në koncertin e tij!