Zuri vendin e Marinës tek Topi, Fjoralba flet për eksperiencën e re përkrahë Manushit – AlpeGossip
Zuri vendin e Marinës tek Topi, Fjoralba flet për eksperiencën e re përkrahë Manushit

Zuri vendin e Marinës tek Topi, Fjoralba flet për eksperiencën e re përkrahë Manushit

Përpara disa ditësh lajmi që është gjetur zëvendësuesja e Marinës në ‘Procesin Sportiv’ qarkulloi me shpejtësi të madhe në mediat online. U tha se bukuroshja bjonde me origjinë nga Tropoja, Fjoralba Ponari do të ishte këtë sezon përkrahë moderatorit Ed Manushi.

Nuk kaloi shumë dhe Top Channel e konfirmoi lajmin duke bërë publikë edhe spotin e emisionit ‘Top Arena’ që do të transmetohet gjatë periudhës së Kampionatit Botëror. Ditën e sotme Fjoralba së bashku me Manushin ishin të ftuar në emisionin ‘Wake up’ ku kanë rrëfyer më shumë rreth bashkëpunimit të tyre dhe emisionit të ri.

Fjoralba është pyetur nga moderatorët për këtë eksperiencë të re në jetën e saj dhe sesi është gjendur ajo përball këtij emisioni ndryshe ku do ti duhet të flas për futbollin, futbollistët dhe skuadrat që i përkasin më shumë terrenit mashkullor.

“Çuditërisht terreni mashkullor është më mirëpritës se ai femëror , domethënë kjo është një deklaratë cik e rëndë për ne femrat, por që jam mirëpritur dhe ndihem shumë komode mes tyre. Më janë ofruar për çdo lloj ndihmese që kam pasur nevojë.

Ndër të tjera ajo është pyetur dhe të bënte krahasimin midis ‘The Voice’ ku asaj i është dashur të intervistonte tifoz të konkurrentëve dhe intervistimet që do bëjë tani për tifozët e futbollit.

“Deri diku janë situata si motra, por kjo pjesa e tifozerisë për shembull shpresojë që mos të bëhen agresiv aty, aty do të të thërras ty Manush”, ka treguar Fjoralba duke qeshur.