Tragjedia e zjarreve në Greqi, Eleni Foureira gjest human! Ndihmë financiare për njerëzit e prekur – AlpeGossip
Tragjedia e zjarreve në Greqi, Eleni Foureira gjest human! Ndihmë financiare për njerëzit e prekur

Tragjedia e zjarreve në Greqi, Eleni Foureira gjest human! Ndihmë financiare për njerëzit e prekur

Eleni Foureira, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare ka njoftuar se do të ndihmojë financiarisht të prekurit nga zjarret shkatërruese që goditën Greqinë.

Këngëtarja, përmes llogarisë së saj në Instagram, ka bërë të ditur se të ardhurat nga biletat e tre koncerteve të saj të fundit nga turi që po zhvillon, do të dhurohen për njerëzit e prekur nga zjarret vdekjeprurëse.

Gjest ky që tregon se Foureira nuk e harruar Greqinë, raporton media greke ”Zougla”.

Në “Eurovision”, Eleni Foureira përfaqësoi Qipron dhe u rendit e dyta.

Mbrëmjen e djeshme, ajo performoi në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.