Djali misterioz i tha: “Mbretëresha e atleteve”! Lori Hoxha e tregon me KRENARI këtë dhe… (FOTO) – AlpeGossip
Djali misterioz i tha: “Mbretëresha e atleteve”! Lori Hoxha e tregon me KRENARI këtë dhe… (FOTO)

Djali misterioz i tha: “Mbretëresha e atleteve”! Lori Hoxha e tregon me KRENARI këtë dhe… (FOTO)

Lori Hoxha padiskutim është një nga vajzat më me influencë në Shqipëri përsa i stilit në të veshur. Ajo ka qenë gjithmonë ndër të parat që ka sjellë trendet e fundit të modës në vend. Atë e kemi parë në stile të ndryshme shpesh herë klasike, të sofistikuar, ndërsa në përditshmëri kemi vënë re që zakonisht zgjedh të jetë ‘casual’. Duket se jo vetëm në përditshmëri, por edhe në udhëtimet në qytet më të bukura të botës, Lori vishet sa më sportive. Ajo që bie më shumë në sy në veshjet e saj, janë atletet të cilat i ka të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme.

Madje këtë gjë ja ka vënë re edhe një shitës në një nga kompanitë më të mëdha të kafes në botë. Trashëgimtarja e ‘Top Channel’ ka publikuar në ‘SnapChat’ një fotografi të atlete të saj dhe ka shkruar: “Djali tek ‘Starbucks’ më quajti mbretëreshë të atleteve dhe unë bie dakord”.

Në fakt dhe ne biem dakord me këtë titull për Lorin, sepse atletet e saj janë me të vërtet të shumëllojshme. Pra edhe këtë herë mund të gjeni një element për t’u frymëzuar nga Lori Hoxha.