E DINIT? Ja ndikimi që ka ndryshimi i klimës në marrëdhëniet seksuale! – AlpeGossip
E DINIT? Ja ndikimi që ka ndryshimi i klimës në marrëdhëniet seksuale!

E DINIT? Ja ndikimi që ka ndryshimi i klimës në marrëdhëniet seksuale!

Po sikur ndryshimet klimatike të ndikojnë edhe në seks? Ne po mësojmë të përballemi me eko-ankthin, me stresin që shkaktojnë valët e të nxehtit, por sinqerisht, kush do ta kishte menduar se ngrohja globale mund të kishte pasoja edhe në marrëdhëniet tona seksuale dhe romantike? Profesor Stefano Casarini, inxhinier mjedisi dhe lektor në Politeknikun e Milanos, eksploroi këtë lidhje në vëllimin e tij të fundit “Sex and the Climate”.

Trupat ngjitës, të djersitur, të testuar nga të nxehtit dhe temperaturat si ato që përjetuam këtë verë, le ta pranojmë që janë gjithçka tjetër veçse seksi. Nxehtësia mund të bëhet problem. Ka një shpenzim më të madh energjie, djersiteni më shumë dhe seksi ‘vuan’. Por ka gjithashtu një lidhje midis CO2, nivelet e disa hormoneve në gjak.

Këto janë studime ende në fillimet e tyre, por duket se përvijojnë mundësinë që ka një lidhje midis rritjes së niveleve të CO2 në ajër dhe pranisë së serotoninës në gjak. Në veçanti, burrat do të ishin më pak të predispozuar për të rënë në dashuri, ndërsa e kundërta do të ndodhte te gratë, ndryshimi biokimik i të cilave do të favorizonte një farë prirjeje për romantizëm.

Megjithatë, në përgjithësi, sigurisht që serotonina mund të ndryshojë humorin, disponimin dhe madje edhe predispozicionin për të qenë pak a shumë pasionante. Ka studime të ndryshme që dëshmojnë faktin se rritja e temperaturës testikulare mund të rrezikojë fertilitetin e burrave.

Në filma, kur një çift bën seks në plazh, është gjithmonë spontan, romantik, pothuajse magjik. Por le të jemi realist, nëse përpiqeni ta bëni këtë, ka të ngjarë të përfundoni me rërë aty ku nuk është menduar të jetë… Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të bëni seks në plazh, por thjesht do të thotë që duhet të përgatiteni përpara se të hidhni këtë hap. /Top Albania Radio/