Jeni shenja e ujorit? Me këto shenja kombinoheni më shumë në dashuri - AlpeGossip
Jeni shenja e ujorit? Me këto shenja kombinoheni më shumë në dashuri

Jeni shenja e ujorit? Me këto shenja kombinoheni më shumë në dashuri

E ndërsa i afrohemi me shumë datës 14 shkurt, ditës që njihet nga të gjithë si dita e dashurisë, edhe yjet kanë bërë gati planet e tyre për ju, sidomos për Ujorin pasi jemi zyrtarisht në muajin e tij.

E dini vallë pse ndonjëherë nuk funksionojnë lidhjet e Ujorit? Shumë e thjeshtë mungon përputhja me shenjën e duhur, por cilat janë më fatlumet që do të mund të shijojnë një marrëdhënie të qëndrueshme me të, do e zbuloni më poshtë:

Ujori dhe Dashi:

Marrëdhënia e Ujorit me Dashin është një ndër marrëdhëniet më të komplikuara mes shenjave të horoskopit. Dashi njihet për kokëfortësinë e tij dhe dëshirën për të qenë ai partneri dominues, por kjo karakteristikë e tij bie ndesh me një shpirt të lirë si Ujori. Kjo lidhje është e destinuar të mos funksionojë pasi asnjë prej të dyve nuk pranon të jetë ‘’i nënshtruari’’ në lidhje.

Ujori dhe Demi:

Lidhja mes një Ujori dhe një Demi është e destinuar të përballet me ulje-ngritje të vazhdueshme, pasi të dyja shenjat tërhiqen dhe largohen nga njëra-tjetra. Demi është i tunduar nga pavarësia e Ujorit, por në të njëjtën kohë ka nevojë për të patur një lidhje të sigurtë që Ujori nuk ia fal dot. Demi është shenjë që i pëlqen të përllogarisë gjithçka dhe të mos i lërë asgjë rastësisë, ndërkohë që Ujori dëshiron të ndjekë momentin dhe të mos mbytet nga monotonia.

Ujori dhe Binjakët:

Ujori dhe Binjakët duket se janë bërë për njëri-tjetrin pasi janë të dyja shenja që e duan lirinë, nuk u pëlqen imponimi dhe rregullat strikte, dinë të komunikojnë dhe janë tolerante. Nëse jeni Ujor dhe partneri juaj Binjakët, mos e lëshoni nga duart pasi keni njeri besnik dhe të gatshëm që t’ju dojë gjithmonë.

Ujori dhe Gaforrja: Flirti mes një Ujori dhe një Gaforreje është një lojë tunduese nga e cila nuk duan të heqin dorë asnjë prej të dyve, por kur gjërat shkojnë më tej e kuptojnë që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Gaforrja nuk mund t’i ofrojë lirinë dhe sigurinë për të cilën ka nevojë një Ujor.

Ujori dhe Luani:

Ky çift është një ndër më interesantët e zodiakut, pasi të dyja shenjat e plotësojnë mjaft mirë njëra-tjetrën. Fillimisht do ta keni të vështirë të vendosni ekuilibrat në marrëdhënies pasi Luanit i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, kurse Ujori është më i tërhequr megjithatë dashuria do të gjejë rrugën e saj.

Ujori dhe Virgjëresha:

Lidhja mes Ujorit dhe Virgjëreshës mund të funksionojë vetëm në planin seksuale, pasi të dyja shenjat kanë tërheqje të fortë erotike mes tyre. Por, kur bëhet fjalë për t’u përfshirë më shumë emocionalisht, asnjë prej të dyjave nuk dëshiron ta ndërmarrë këtë hap. Virgjëresha joshet nga shpirti i lirë i Ujorit, kurse Ujori vlerëson zgjuarsinë e Virgjëreshës, por vetëm kaq.

Ujori dhe Peshorja:

Një marrëdhënie aspak e lehtë në pamje të parë, por e destinuar për të patur fund të lumtur. Ujori mund të trembet paksa në fillim nga pasiguria e Peshores, por të dyja shenjat dinë si të gjejnë çelësin e zemrës dhe të zgjidhin çdo mosmarrëveshje apo problem në çift.

Ujori dhe Akrepi:

Kjo është lidhja më sfiduese për të dyja shenjat pasi Ujori është i qëndrueshëm në kërkesat e tij, kurse Akrepi kërkon një lidhje përtej stereotipeve klasike të zakonshme. Temperamenti i tyre do të bëjnë që të dy të kenë përplasje të vazhdueshme me njëri-tjetrin, por njëkohësisht mister dhe joshje mes tyre.

Ujori dhe Shigjetari:

Kush tha që zjarri dhe ajri nuk munë të jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin? Përkundrazi kjo është një nga ato marrëdhënie që ia del të funksionojë edhe përtej barrierave e ndryshimeve. Si Ujori dhe Shigjetari kanë një botë të pasur shpirtërore dhe kanë çfarë t’i ofrojnë njëri-tjetrit.

Ujori dhe Bricjapi:

Të dyja këto shenja udhëhiqen nga Saturni, mirëpo Bricjapi nuk u shmanget dot përgjegjësive dhe detyrimeve, kurse Ujori i kundërshton hapur ato. Kjo gjë mund të kthehet në burim problemesh dhe konflikti mes të dy shenjave, si dhe t’i largojë gjithmonë e më shumë nga njëra-tjetra.

Ujori dhe Ujori:

Aq sa është e lehtë të joshin njëri-tjetrin, aq e vështirë është të gjejnë rrugën e përbashkët dhe të kënaqen në lidhjen e tyre.

Ujori dhe Peshqit: Peshqit janë shenja më e ndjeshme e horoskopit, u pëlqen të dhurojnë shumë dashuri dhe Ujori e vlerëson këtë gjë, shkruan living.al. Mirëpo kokëfortësia e Peshqit dhe nevoja për t’u kapur pas Ujorit rrezikon t’i marrë frymën këtij të fundit.