FESTOJNË DITËLINDJEN NË NJË DITË/ Enca dhe Lori janë ”Peshoret” që dashurojnë bukurinë dhe muzikën – AlpeGossip
FESTOJNË DITËLINDJEN NË NJË DITË/ Enca dhe Lori janë ”Peshoret” që dashurojnë bukurinë dhe muzikën

FESTOJNË DITËLINDJEN NË NJË DITË/ Enca dhe Lori janë ”Peshoret” që dashurojnë bukurinë dhe muzikën

Enca Haxhia dhe Lori Hoxha, bukuroshet e dashura të shqiptarëve sot festojnë ditëlindjet e tyre. Vajzat mbushin përkatësisht 24 dhe 26 vjeç.

Dy bukuroshet i përkasin shenjës së peshores dhe në këtë artikull ne do t’ju tregojmë disa nga karakteristikat që vajzat mbartin.

Femrat e shenjës se peshores veçohen për bukurinë dhe pastërtinë e tyre. Ato e adhurojnë elegancën, bizhuteritë, parfumet dhe bukurinë edhe ne muzike, skulpture apo literature. Të gjithë e dimë se bukuroshet të dyja i adhurojnë këto gjëra. Për më tepër po flasim për Encën një këngëtare super e suksesshme dhe për Lorin, e cila njihet për elegancën që mbart në çdo hap që hedh.

Personat e kësaj shenje duan gjithmonë harmoni  dhe rehati ne jetën e tyre dhe i shprehin drejtpërdrejt ndjenjat. Blogerja bukuroshe, njihet për tipin e saj të drejtpërdrejtë dhe shpesh i shpreh ndjenjat e saj në rrjetet sociale. Ne dimë tashmë se shumë herë ajo ka folur publikisht mbi problemet që ka patur me ankthin. Ajo ka zgjedhur të jetë e drejtpërdrejtë me ndjekësit e saj për të ndarë eksperienca dhe këshilla.

Dobësia më e madhe e Peshores është se janë të pavendosur. Duan të dinë të gjitha faktet rreth një situate dhe pastaj do të ndërmerrnin një vendim. Kur u kërkohet të ndërmarrin një vendim konkret do të hezitonin sepse është tepër e vështirë për ta. Sidoqoftë, kur një Peshore merr një vendim, jini të sigurtë që është vendimi i duhur. Duke lexuar këtë karakteristike ne mund të identifikojmë Lorin, e cila shumë shpesh pranon se është njeri tepër i pavendosur.

Për peshoret, horoskopi thotë se kanë një forcë të jashtëzakonshme për të arritur qëllimet dhe të gatshëm për të sakrifikuar. Kujt më shumë se Encës i përshtatet kjo karakteristikë? Bukuroshja ka punuar mjaft fort që në adoleshencë për tu bërë kaq e suksesshme si sot dhe pa ndihmën e askujt. Nje shembull për tu marrë… /AlpeGossip.al