Vetëm 7 minuta: Ëmbëlsira që fiksoi 28.000 njerëz – AlpeGossip
Vetëm 7 minuta: Ëmbëlsira që fiksoi 28.000 njerëz

Vetëm 7 minuta: Ëmbëlsira që fiksoi 28.000 njerëz

Avokado + çokollatë e zezë = Parajsë

Kjo është e vërteta djem dhe vajza! 28.000 njerëz pohuan se kishin mbetur të mahnitur në profilin e një blogereje.

Është kaq e thjeshtë dhe aspak e dëmshme, sepse avokado përmban proteina, yndyrna të shëndetshme, pak sheqer, vitamina dhe natyrisht fibra, ndërsa çokollata e zezë ka më pak sheqer se çokollatat e tjera.

E përgatisni në më pak se 7 minuta dhe ju duhen:

  • 1 avokado
  • ¾ filxhan me çokollatë të shkrirë
  • ½ lugë çaji me vanilje
  • ¼ lugë gjelle me kakao pluhur

Shkrini çokollatën në mikrovalë dhe ndërkohë avokadon bëjeni pure dhe bashkojini bashkë duke i trazuar vazhdimisht.

Shtoni vanilje dhe kanellë.

Gjithë masën vendoseni në frigorifer për gjysmë ore.

Pasi është ftohur, krijoni topa të vegjël dhe në fund spërkatini me pluhurin e kakaos.

/anabel