“AI NUK E KUPTON BREZIN E RI TË REPERËVE”/ Justin Bieber kritikon publikisht Eminem (FOTO) – AlpeGossip
“AI NUK E KUPTON BREZIN E RI TË REPERËVE”/ Justin Bieber kritikon publikisht Eminem (FOTO)

“AI NUK E KUPTON BREZIN E RI TË REPERËVE”/ Justin Bieber kritikon publikisht Eminem (FOTO)

Së fundmi Justin Bieber ka kritikuar publikisht Eminem për këngët e tij dhe mënyrën e të bërit ‘rap’. Këngëtari ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën ka treguar se po dëgjonte një këngë të Eminem nga albumi “Kamikaze” dhe me këtë rast nuk ka ngurruar të shprehë mendimin e tij për të.

Albumi në fjalë i Eminem ka rezultuar si një nga më të shiturit në Angli dhe një nga më të dëgjuarit në “Billboard Charts” dhe përmban disa këngë që sulmojnë reperët e tjerë si Machine Gun Kelly, Joe Budden, Lil Yachty, Lik Xan dhe Lil Pump. Siç duket kjo gjë nuk i pëlqen aspak Bieber, ndaj ai ka vendosur të reagojë. Sipas tij Eminem nuk e kupton gjeneratën e re të reperëve, prandaj nuk bën mirë që i sulmon. “Më pëlqen ritmi i Eminem, por nuk më pëlqen që ai po sulmon reperët e rinj. Mua më pëlqen brezi i ri i ‘rap-it’, ai thjesht nuk e kupton atë”, ka shkruar Justin.

Pavarësisht se shumë mund të mendojnë se kjo është një shenjë e marrëdhënies së keqe mes dy artistëve, në fakt e vërteta është ndryshe. Eminem dhe Justin njihen prej vitesh, madje që në kohën kur Bieber hodhi hapat e parë të karrierës së tij. Gjithashtu në 2015 Justin solli në një version të ri këngën “Lose yourself” të Eminem, duke treguar se e vlerëson shumë artin e reperit.