I LË KOMENT KËNGËN E OLSIT/ Egli i kthehet ndjekëses: Unë e kam dëgjuar shumë… – AlpeGossip
I LË KOMENT KËNGËN E OLSIT/ Egli i kthehet ndjekëses: Unë e kam dëgjuar shumë…

I LË KOMENT KËNGËN E OLSIT/ Egli i kthehet ndjekëses: Unë e kam dëgjuar shumë…

Ndarja e Olsi Bylykut me Egli Takon erdhi e papritur për publikun dhe prej kohësh është kryefjalë e mediave. Pasi u përhap lajmi se ata nuk ishin bashkë, Olsi nga ana tjetër ka publikuar disa projekte muzikore dhe fansat i lidhin me Eglin sigurisht.

Së fundmi një ndjekëse i ka komentuar Eglit me këngën e fundit të Olsit në “Instagram”, duke i shkruar “Tana i ke hallall”. Koment që ka marrë një përgjigje publike nga Egli në “Instastory”. Ajo shkruan se kënga ka dy vite që është realizuar dhe se nuk është për të.

“Unë e kam dëgjuar shumë kohë më parë dhe jepja opinione nëse më pëlqente ose jo. Fakti që është lançuar tani tjetër muhabet. E lumtur që ka pasur sukses sepse është material i bukur”-shkruan ajo.

I lë koment këngën e Olsit, Egli i kthehet ndjekëses:

Sakaq më herët në një intervistë Olsi mohoi që njëri prej tyre ka gabuar, apo se arsyeja e ndarjes ka qenë nëna e tij siç u aludua.

“Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngët me Elgin. Nuk kam gabuar as unë as Egli. Ishte zgjedhja më e mirë, për herë të parë në jetën tonë, duke qenë të dy shumë njerëz të përgjegjshëm, zgjodhëm veten tonë.” – është përgjigjur ai, duke shtuar se “Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri-tjetrit, por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit”.