PUBLIKOI KËNGËN "SONTE"/ Dani zbulon çfarë i ofroi Luana për të bashkëpunuar (FOTO) - AlpeGossip
PUBLIKOI KËNGËN “SONTE”/ Dani zbulon çfarë i ofroi Luana për të bashkëpunuar (FOTO)

PUBLIKOI KËNGËN “SONTE”/ Dani zbulon çfarë i ofroi Luana për të bashkëpunuar (FOTO)

Pak ditë më parë Luana publikoi këngën e shumëpritur “Sonte” që erdhi në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur Ramadan Krasniqi i njohur si Dani.

Kënga u pëlqye shumë nga publiku dhe ka arritur plot 2 milion shikime në Youtube.

Në një intervistë për “Mirage”, Dani ka treguar si erdhi bashkëpunimi me Luanën, një detaj për të cilin vetë këngëtarja nuk ka folur.

“Bashkëpunimi erdhi spontanisht. Ato gjëra që bëhen pa plan dalin më të mira. Këngën me Luana Vjollcën e ka realizuar kompozitori Bini. Luana e kishte inçizuar këngën dhe duke folur me ata kishin rënë dakort që kënga duhet të ishte bashkëpunim. Më mori në telefon dhe më tha që kam bërë një këngë, është e përfunduar dhe kemi menduar për ty. Faleminderit shumë i thashë dhe e lamë që nesër të shkoja të dëgjoja këngën. Shkova, e dëgjova, më pëlqeu melodia, teksti dhe Luana si e kishte kënduar. Mësova tekstin, e inçizova. Pas dy ditëve shkova në Tiranë dhe bëmë klipin. Çdo gjë ndodhi shumë shpejt, brenda pak ditëve. Rëndësi ka që kënga po pëlqehet, klikimet janë reale. Luana ishte shumë pozitive, më pëlqeu shumë dhe ishte shumë skenike”, u shpreh Dani.