ME FLOKË TË SHKURTËR E TË ZINJ/ Leonora Jakupi bëhet nostalgjike, poston FOTOT nga fëmijëria – AlpeGossip
ME FLOKË TË SHKURTËR E TË ZINJ/ Leonora Jakupi bëhet nostalgjike, poston FOTOT nga fëmijëria

ME FLOKË TË SHKURTËR E TË ZINJ/ Leonora Jakupi bëhet nostalgjike, poston FOTOT nga fëmijëria

Kujtimet nga fëmijëria na bëjnë gjithnjë nostalgjikë, por kjo nuk mund të mos shoqërohet edhe me habinë se sa shumë ndryshon një njeri ndër vite. Po njësoj ka ndodhur sot me Leonora Jakupin, që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale disa foto të rralla të shkrepura shuuumë vite më parë.

Në njërën prej imazheve ajo shfaqet me flokë dhe baluke të prera shkurt, me qëllim që të mos i binin mbi sy dhe t’i pengonin shikimin.

“Nostalgji. A ju kujtohet shtrumfeta? Edhe kjo frizura mos met hy flokët në sy”, ka shkruar Jakupi shoqëruar me disa “emoji” duke qeshur me lot.

Ndërsa fotografia tjetër që ajo ka publikuar është shkrepur në kohën kur ka qenë në klasë të parë dhe nisën t’i rriteshin flokët. Me siguri nëse Leonora nuk do e kishte treguar se është ajo në këtë foto vështirë se do e njihnim, sepse vitet bëjnë punën e vetë. Megjithatë diçka është e sigurt, si fëmijë Leonora ka qenë shumë e ëmbël, kurse sot si grua mund të themi me plot gojën se është një ndër figurat më të bukura!