Sot Në kurthin e Piter Pan ishin të ftuar Albana Osmani dhe Saimir Kodra. Në fakt, ishte e ftuar dhe Manjola Nallbani, thjesht diçka nuk shkoi si duhet.
I ftuari i dytë i mbrëmjes, Saimir Kodra hëngri pak më shumë kohë se ç’duhej dhe prezantueses, Alketa Vejsiut, iu desh të mbyllte spektaklin. Siç tha dhe ajo vetë: “Kemi dhe një të ftuar të tretë, një këngëtare shumë të njohur, por nuk do ta ftojmë sepse s’kemi më kohë.”
Fill pas Në kurthin e Piter Pan nis Opinion me Blendi Fevziun. Të dy emisionet transmetohen live dhe s’do të ishte e drejtë që njëri të hante nga koha televizive e tjetrit.
Manjola Nallbani ndërkohë priste në prapaskenë. Rreth një orë më parë këngëtarja postoi foton e mëposhtme me përshkrimin “pas pak në Tv Klan”. Vetëm se pas paku nuk erdhi kurrë.
Hej, gjëra që ndodhin.













