Prezantuesja shqiptare ndaloi së jetuari gjatë shtatzënisë: Asgjë që lëndon bebin! – AlpeGossip
Prezantuesja shqiptare ndaloi së jetuari gjatë shtatzënisë: Asgjë që lëndon bebin!

Prezantuesja shqiptare ndaloi së jetuari gjatë shtatzënisë: Asgjë që lëndon bebin!

Për Elona Duron shtatzënia e parë ishte si një udhëtim drejt të panjohurës. Nuk e dinte ç’po ndodhte, ç’të bënte apo çfarë e priste. Dhe me gjithë shqetësimin dhe padijen e një nëne të re, gazetarja ka treguar për ‘Bordo’ si e përjetoi shtatzëninë, me gjithë emocionet dhe frikërat që përcjell.

😚

A post shared by Elona (@elonaduro) on

“Kam jetuar çdo moment të shtatzënisë, me një miks ndjenjash. Ankth, frikë, emocion, padituri, mister, lot e gëzim të madh.”

Elona ishte aq e vëmendshme dhe e rreptë me dietën e saj gjatë asaj periudhe, gjithçka për mirëqenien e Tomasit të vogël tashmë 3-muajsh.

“Gjatë atyre muajve i jam përmbajtur një diete strikte (jo për faktin se do shtoja në peshë, absolutisht) duke mos abuzuar as me nje gllënjkë coca-cola apo me një filxhan kafeje në mengjes, asgjë qe mund të lëndonte të voglin tim. Ndoshta e tepruar, por kështu kam vepruar. Për shembull, gjatë stinës së verës nuk jam larë as edhe një ditë në det (rrezik infeksionesh), s’kam përdorur krem plazhi, s’kam ndenjur në diell pas orës 12, kam bërë gjumë dreke çdo ditë… e kështu duke përjashtuar çdo gjë që mund të më sillte më të voglin shqetësim.”

Përpos këtyre Elona pranoi se shtatzënia e saj qe mjaft e mbarë dhe nuk pati as më të voglin shqetësim, as gjatë 3-mujorit të parë që konsiderohet dhe më i vështirë.

Ajo e mendonte gjithnjë se do bëhej nënë pas të 30-ave, thjesht priste të gjente njeriun e duhur.

Paçi me te bukurin vit! Gezuar…

A post shared by Elona (@elonaduro) on

“Unë i dua shumë fëmijët. E di që nuk funksionon me llogari, por gjithnjë i thosha vetes: ‘Pas të 30-tave, dua një beb.’ Njoha Lorencin, dashurinë e jetës e brenda një kohe relativisht të shkurter vendosëm të sjellim në jetë një fëmijë. Bekim i madh.”